Fisnik Syla reagon për herë të parë pas lajmeve për ndarjen nga Fjolla



Ditën e sotme një lajm i bujshëm, sipas së cilit Fjolla Morina është ndarë nga Fisnik Syla qarkulloi me shpejtësi në media. Madje, u raportua se Fjolla ishte shtatzënë dhe ka abortuar fëmijën, pavarësisht se ajo nuk e kishte konfirmuar asnjëherë se ishte në pritje të ëmbël. (KLIKO) Mirëpo, duket se këto zëra paskan qenë totalisht të pavërteta. Vetë Fisniku ka reaguar pak minuta më parë në rrjetet sociale, duke mohuar indirekt ato që thuheshin për ta.






Ai ka publikuar një foto në Instastory ku shihet krah Fjollës, duke uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fiter Bajramit me fjalët më të përzemërta. Kështu, ai ka hedhur poshtë thashethemet e ka vendosur pikat mbi “i”. Çifti është mëse i lumtur dhe po shijon martesën teksa nuk dihet ende nëse artistja është në pritje të ëmbël.

“Familjarë të dashur, miq dhe dashamirë të nderuar, urime dhe me fat festa e Fiter Bajramit! Nga zemra ju urojmë shëndet, begati dhe harmoni në familjet tuaja! Fisniku dhe Fjolla”, ka shkruar ai përkrah fotos shoqëruar me dy zemra të kuqe.

/News31