Fiskalizimi: EasyPos një risi në ndihmë të biznesit shqiptar. Ja si do të bëhen faturat së shpejti



Nëse po pyesni veten se çfarë do të bëni me fiskalizimin, atëherë keni rastisur në linkun e duhur: këtu do të gjeni zgjidhjen optimale.Para së gjithash, që të sqarohemi një herë e mirë: ka gjasa që shumica e shqiptarëve të mos e dojë këtë reformë e cila mund të perceptohet si një angari e re dhe e panevojshme. E ndoshta kanë të drejtë, por këtu nuk po diskutojmë këtë.





Fiskalizimi është diçka që do të ndodhë në Shqipëri, pavarësisht parapëlqimeve personale që mund të kemi, pasi është një reformë ndërkombëtare. Shumë shtete të tjera e kanë ndërmarrë dhe Shqipëria po ndjek këtë valë. Fiskalizimi synon të luftojë evazionin fiskal nëpërmjet deklarimit në shtettë çdo shitjeje, pra të çdo fature, nëpërmjet internetit, në çastin kur ajo lëshohet. Të gjithë atyre që kanë një biznes, qoftë ky imadh apo i vogël, me apo pa TVSH, do t’iu duhet të përdorin një sistem që përputhet me kërkesat e fiskalizimit, pra që lëshon fatura “të fiskalizuara”. Ne mendojmë se sistemi më i mirë dhe më i lirë aktualisht në treg ofrohet nga shoqëria ESDP, e cila ofron aplikacionet EasyPos dhe EasyInvoice, të dyja të çertifikuara nga AKSHI dhe DPT-ja.

EasyInvoice do të zëvendësojë blloqet e faturave tatimore që sot përdoren për pagesat me bankë, pra për pagesat pa para në dorë. Nga data 1 korrik nuk do të keni më mundësi të përdorni këto blloqe: fiskalizimi do t’ju detyrojë të lëshoni fatura elektronike nëpërmjet një sistemi të çertifikuar. EasyInvoice është sistemi më i mirë në qarkullim: është i thjeshtë, i qëndrueshëm dhe me çmim të arsyeshëm. Ky aplikacion instalohet falas në çdo kompjuter dhe ju mund ta përdorni për të lëshuar fatura elektronike brenda pak minutave. Shërbimi i mirëmbajtjes, zhvillimit dhe suportit teknik kushton vetëm 84 euro në vit. Të dhënat tuaja ruhen në një server qendror, prandaj ato nuk mund të humbasin kurrë, edhe nëse kompjuteri juaj prishet apo vidhet.

Edhe aplikacioni EasyPos instalohet falas, në çdo telefon, tabletë, kompjuter apo POS fizik. Vetëm mirëmbajtja dhe suporti teknik kushtojnë 60 euro në vit gjithsej. Brenda pak minutash nga çasti kur keni vendosur ta instaloni, do të jeni në gjendje të lëshoni fatura tatimore. EasyPos është një kasë virtuale: ka të gjitha avantazhet e kasave tradicionale (e ca më shumë) dhe asnjë nga shqetësimet dhe kostot e tyre. Nuk prishet se është software, dhe jo hardware; përditësohet dhe instalohet online; kushton disa herë më pak dhe nuk ka kosto të paparashikuara; është fare i thjeshtë në përdorim.

Siç e keni marrë vesh tashmë, data 1 shtator 2021 është afati i fundit që ju të përshtateni me fiskalizimin nëse jeni biznes që përdor kasë: mos e lini për në çast të fundit, pasi do të gjendeni të përfshirë në rrëmujën e vrullit masiv. Mos e lini për në fund pasi do të të rrezikoni të detyroheni të bëniinvestime të mëdha dhe të padobishme, për shkak të panikut dhe paqartësive të përgjithshme.





Instaloni falas EasyPos-in ose EasyInvoice-in, përdorini falas (e pa asnjë lloj angazhimi) derisa të bindeni për avantazhet e këtij sistemi dhe vetëm kur të jeni të bindur, kryeni abonimin tuaj vjetor.