Filmi shqiptar vlerësohet me dy çmime në Festivalin e Venedikut



“Vera andrron detin” me regji nga Kaltrina Krasniqi dhe skenar nga Doruntina Basha së fundmi ka shfaqur premierën madhështore në Festivalin e Venedikut, një nga festivalet më të vjetra dhe rëndësishme të filmit në botë.





Filmi është vlerësuar me dy çmime. Si fillim me çmimin “Autorë nën 40 vjeç” nga kinemaja “Venezia a Napoli” për regjinë më të mirë, e mw pas edhe çmimin për përfshirje ”Edipo Re”.







“Vera Andrron Detin” është një portret intim por edhe universal i një gruaje e cila lufton një realitet të vrazhdë e pabarazinë gjinore.

Në film luajnë: Teuta Ajdini Jegeni, Alketa Syla, Refet Abazi, Astrit Kabashi, Arona Zyberi, Aurita Agushi, Ilire Vinca, Xhevat Qorraj, etj.

“Vera andrron detin”, në fakt, është bashkëprodhim mes Kosovës (Puntoria Kreative Isstra, Vera Films), Maqedonisë së Veriut (Dream Factory) dhe Shqipërisë (Papadhimitri Productions).

/News31