(Video)”Tomi dhe Jerry” rikthehen, këtë herë në krah të aktorëve të njohur

Viti i ardhshëm do të rikthejë në kinema “armiqtë e përjetshëm” dhe njëkohësisht shokët më të mirë të fëmijëve dhe jo vetëm, Tom-in dhe Jerry-n.

Edhe pse jemi mësuar t’i shohim dy personazhet e famshëm në ekranin e vogë, këtë herë rikthimi i tyre vjen në kinema, ku sigurisht Tomi dhe Jerry janë të animuar, por të vendosur në botën reale. Regjia e filmit i është besuar Tim Storu, ndërsa ka për protagonistë disa aktorë të njohur të komedisë si Chlow Grace Moretz, Rob Delaney, Michael Peña, Ken Jeong apo Colin Jost.

My Dental

Tom dhe Jerry këtë aventurë e zhvillojnë në një qytet të madh si New York-u, ku shtëpia e re e miushit është një hotel i njohur, tek i cili do të zhvillohet “dasma e shekullit”, ndërsa macoku punësohet nga organizatorët për të larguar Jerry-n që aty. Nga ajo që shohim nga trailer-i nuk do të mungojnë “zënkat” e zakonshme të tyre, por edhe shumë ngjarje të reja që vijnë kryesisht nga protagonistët e filmit.

Premiera e “Tom and Jerry” do të jetë më 5 mars 2021. Deri atëhere keni kohë të shihni të gjithë seritë dhe filmat e vjetër të tyre dhe të kujtoni sa jei argëtuar me ta.

/News31