Fillon numërimi së prapthi në qendër të Manhatanit: "Na ndajnë edhe 7 vite nga katastrofa natyrore"
Një orë dixhitale është instaluar në sheshin qendror të Manhatanit fundjavën që lamë pas. Koha e treguar në këtë orë të pazakontë regjistron së prapthi 7 vite e 102 ditë, si dhe ciklin e përditshëm 24 orësh.
Çdo ditë që kalon zbritet automatikisht, por çfarë qëllimi kanë patur artistët që konceptuan atë që po vjedh vëmendjen e Manhatanit, e jo vetëm? Është ky afati që ka "bota" deri në shterimin e depozitave të karbonit. Sipas të gjitha parashikimeve nga ekspertët, nëse problemet me ngrohjen globale ecin me të njejtin ritëm, na ndajnë vetëm 7 vite nga shterimi i burimeve primare, gjë që do të sjellë trazira dhe vuajtje, si dhe përmbytje të shumta, djegie të pyjeve, shkatërrimin e faunës...Të gjitha këto do të sjellin shpërngulje masive të njerëzimit.
Ora do të numërojë së prapthi për të dhënë alarmin se duhen ndërmarrë masa të menjëhershme. Një prej tyre është mbajtja e temperaturave nën 1.5 gradë Celsius. Në të kundërt, sipas raporteve të NASA-s vitin e kaluar, bota do të përballet me zjarre dhe fenomene natyrore katastrofike. Një shqetësim ky, që grupi i artistëve amerikanë kanë vendosur ta shprehin në mënyrën më të dukshme të mundshme, në sheshin ku kalojnë mijëra qytetarë çdo ditë... /News31
Burimi: Washington Post