Fifi u akuzua për eleminimin e tij, por kjo video me Arditin tregon gjithçka për raportin e tyre!



Fifi dhe Ardit Çuni njiheshin edhe para se të hynin në shtëpinë e “Big Brother VIP”, madje janë shokë prej vitesh. Por eleminimi i tij, duket se ndryshoi gjithçka. Pas daljes nga shtëpia, ai quajti Fifin “fajtore”, që e zëvendësoi me Granitin, dhe e nxorri në nominim përballë Donaldit. Madje në intervista tha se ishte zhgënjyer prej saj.





Por si i kanë ata raportet sot? Një video pas daljes së Fifit nga shtëpia ditën e sotme tregon gjithçka.






Ai ishte nga personat e parë që ka dalë të presë këngëtaren. Në videon që ai ka ndarë shihet Fifi shumë e emocionuar që pa shokun e saj prapa dyerve. Arditi i dha një përqafim të ngrohtë dhe ka sqaruar në Instastory se pavarësisht çdo gjëje që ka ndodhur në shtëpi, mbeten miq, pasi “respekti për njëri-tjetrin është kryesori”.

“Le të presim hitet e reja”, shkruan këngëtari, duke i vendosur ‘pikat mbi i’ për shoqërinë  e tyre.

Krahas tij, Fifin e kanë pritur edhe miq të tjerë. Mes tyre Argjira dhe Graciano, si dhe këngëtari Klajdi Haruni.

/News31