GOSS-BIZ 9 Janar 2021, 20:18

Fifi shpreh publikisht pëlqimin për një nga djemtë e Për'puthen

Fifi është dalluar gjithnjë si një ndër personazhet e njohur që e tregon haptazi mendimin e saj për tema të ndryshme, qoftë edhe opinione për kolegët. Në "intervistën" e radhës të bërë në Instagram nga ndjekësit, është përmendur dhe emisioni i Top Channel, "Për'puthen".

Ky i fundit ka një numër të lartë shikuesish dhe ndër to mesa duket është edhe Fifi. Këngëtarja është pyetur nëse e ndjek programin, si dhe cili nga pjesëmarrësit i pëlqen më shumë. Me sinqeritetin më të madh, ajo ka treguar se i preferuari i saj është Fatjon Kuqari.

Fatjoni është bërë shpesh pjesë e debateve, nisur nga takimet që ai ka bërë me vajzat dhe ka arritur të tërheqë vëmendjen e publikut... dhe të Fifit. /News31