Feston sot ditëlindjen, partnerja i bën Granit Xhakës urimin më romantik



Futbollisti i njohur nga Kosova, Granit Xhaka, feston sot ditëlindjen e 29-të. Ai ka marrë urime dhe dedikime të shumta në rrjete sociale nga miqtë e fansat, një pjesë të të cilëve i ka ndarë në Instagramin e tij. Në këtë ditë të veçantë nuk mund të mungonte një dedikim romantik nga bashkëshortja e tij, Leonita.





Kjo e fundit ka publikuar në Instagram një foto të futbollistit ku shfaqet së bashku me dy vajzat e tyre. “Urime ditëlindja për dashurinë e jetës time. Faleminderit për gjithë të qeshurat dhe dashurinë që na ke dhuruar mua dhe vajzave tona, ne jemi të bekuar që ju kemi. Të dua”, shkruar ajo.






Kujtojmë se dyshja janë së bashku prej shumë vitesh dhe janë prindër të dy vajzave: Laneya dhe Ayana. Familja jeton në Britani për shkak të profesionit të Xhakës, i cili aktivizohet me Arsenalin.

/News31