Fatmarrela nis “misionin” në Kosovë se ashtu është një muhabet



Prej kohësh tashmë, moderatorja dhe gazetarja e njohur Fatma Haxhialiu ka krijuar linjën e saj të flokëve në bashkëpunim me biologen Nerta Tushe e duket se goditi në shenjë. Një “rrelse” e vërtetë e di mirë se çdo të thotë kujdesi për flokët kaçurrela të cilat janë sa të bukura por edhe aq të lodhshme për tu mbajtur gjithnjë bukur. Nisur nga kjo, Fatma u erdhi në ndihmë gocave por edhe çunave që pëlqejnë produktet organike dhe efikase.





Mesa duket “Fatmarrela” tashmë ka kaluar kufijtë zyrtarë le te themi pasi Shqipëria dhe Kosova janë një. Gjysma e saj e zemrës është nga Kosova dhe sigurisht që të gjithë shqiptarët atje i meritonin produktet të cilat deri më tani i porosisnin online nga Shqipëria. Për të gjithë ju që nuk e dini, edhe pse linja quhet “Fatmarrela” është e mirë edhe për ata që kanë flokë të drejtë. Kështuqë lajmin e mirë sapo e morët: “Fatmarrela edhe në Kosovë”.

/News31