Fationi reagon pas konfirmimit të lidhjes Andi-Melisa dhe ka një mesazh për ta



Pasi Andi dhe Melisa konfirmuan lidhjen e tyre të shumëpërfolur ka ardhur dhe reagimi i Fationit, i cili nxiti i pari dyshimet rreth romancës së tyre. Nëpërmjet një statusi në Instastory ish-konkurrenti shkruan se është i lumtur që nëna e Melisës e ka kuptuar se ai nuk ka gënjyer. Në fund ai i ka uruar çiftit  sa më shumë fat dhe lumturi. “S’dua të merrem me këtë çështje, sepse e kam lënë me kohë, por një gjë do e them dhe e mbyll këtu. Për diçka jam i lumtur që edhe vetë mamaja e Melisës e mori vesh që unë po thosha të vërtetën dhe që kisha të drejtë dhe vajza e saj dinte ta bënte shumë mirë viktimën… mori vesh që si kisha faj. Tani sa për çiftin i uroj sa më shumë fat bashkë dhe të jenë të lumtur. E them me zemër”, shkruan Fationi.





Paralajmërimi i Fationit për lidhjen e Andit dhe Melisës

Të gjithë ndjekësit e emisionit e mbajnë mend bujën që shkaktuan deklaratat e Fationit ndaj Melisës para se ai të largohej nga emisioni. Ai këmbëngulte se Melisa kishte një lidhje në emision dhe ndonëse nuk e përmendi kurrë emrin e Andit, fansat arritën të gjenin fakte se bëhej fjalë për të. Vetë dyshja mohonte kategorikisht një lidhje mes tyre, teksa Andi doli çift me Tean nga programi. Edhe pas skandalit Tea-Beart ata i mohuan këto zëra.

Ndërkohë, përveç Melisës, Fationi ka prishur marrëdhënien edhe me Andin. Disa javë më parë Fationi deklaroi se ka ndërprerë çdo komunikim me të dhe se nuk e ruajnë më miqësinë mes tyre. Gjë kjo mëse e dukshme.





Konfirmimi i lidhjes së Andit dhe Melisës

Andi u shfaq në videoklipin e fundit të Melisës dhe nga skenat ku të dy shfaqeshin duke u puthur e shumë të afërt me njëri tjetrin, mediat shkruan që ishte një konfirmim por ende nuk kishte ardhur nga të dy personazhet. Pak orë më parë Melisa ka postuar një foto në instagram ku shkruan: “Nuk e di a jam e lumtur për suksesin e këngës apo për faktin që mund t’i them botës se sa të dua? Ndoshta vetëm për këngën se ti je bota për mua”.

/News31