GOSS-BIZ 27 Tetor 2021, 21:19

Fansat mendojnë se kjo pjesë në klipin e Noizy dhe Mozzik është diss për MatoLale

Fansat mendojnë se kjo pjesë në klipin e Noizy dhe Mozzik

"Bonjour Madame" titullohet kënga e Mozzik dhe Noizy që u prit shumë mirë nga dëgjuesit e reperëve. Këta të fundit nuk janë shfaqur asnjëherë më parë së bashku dhe askush nuk kishte dijeni se kishin komunikim dhe se po bashkëpunonin. Madje, fillimisht u tha se mes tyre ka një krisje dhe thumbime në distancë, por më pas rezultoi krejt e kundërta. Dy artistët e kanë quajtur duetin si një nga projektet e tyre më të bukura dhe për pesë ditë ajo numëron rreth 5 milionë klikime.

https://youtu.be/JR2-H5907Mo

Një nga pjesët më interesante dhe që tërhoqi më shumë vëmendje nga klipi është hyrja. Të dy djemtë shfaqen së bashku në makinë duke qeshur teksa Mozzik thotë "Hey Siri. Play Bonjour Madame". Mirëpo, sipas dëgjuesve të tyre kjo është një diss për MatoLale. Edhe ky i fundit në këngën e tij "Dybala" të publikuar një vit më parë shfaqet po ashtu në makinë duke thënë "Hey Siri" e më pas qesh.

 

Kujtojmë se disa muaj më parë Noizy dhe MatoLale u përplasën ashpër në rrjetet sociale. E gjitha nisi nga dissi i papritur i MatoLale për Noizy dhe OTR. Kjo u pasua nga statuse ofenduese në rrjetet sociale dhe një diss nga Varrosi. Muaj më vonë ishte Noizy ai që publikoi këngën e tij me titull "1 herë e mirë", ku i përgjigjej jo vetëm MatoLale por të gjithë personave që i kanë bërë diss.

/News31