Familja Berisha u shpall "non grata" në SHBA, flet për herë të parë Armina Mevlani
Ish-Kryeministri Sali Berisha dhe familja e tij u shpallën tre ditë më parë “non grata” nga SHBA. Vendimin e DASH e njoftoi sekretari i Shtetit, Antony Blinken, përmes një deklarate në “Twitter”. Ndërkohë që mediat vendase shkruan pafund për lajmin, të gjithë mbetën kuriozë të zbulonin se ç'mendon "nusja" e familjes Berisha, partnerja e Shkëlzenit, në lidhje me vendimin nga i cili ajo përjashtohet.
Ish-Miss Shqipëria ka zhvilluar një bashkëbisedim me njekësit në Instagram, ku ka folur edhe për herë të parë për ngjarjen.
“Më vjen keq për lajmet e fundit mbi familjen dhe të themi, sepse jam e sigurt që as ti nuk ndihesh mirë”, i ka shkruar një ndjekës.
Blogerja e cilëson këtë vendim si politik, por shton se asaj i intereson vetëm shëndeti i njerëzve të dashur dhe asgjë tjetër.
“Tashmë kam mësuar që për arsye politike çdo gjë mund të ndodhë, edhe pse vetë nuk jam pjesë e saj. Por ajo që më intereson është vetëm shëndeti im dhe i njerëzve të dashur (për këtë lutem çdo natë pas periudhës së vështirë të coronës). Gjithçka tjetër rregullohet dhe kalon," është përgjigjur Armina. /News31