Rrjeti Facebook e konsideron postimin e Edi Ramës si “lajm të rremë”

One
Telekom

Mbajtja e maskës në ambientet publike është kthyer në detyrim që nga e enjtja që lamë pas. Më datë 15 tetor, kryeministri Edi Rama postoi disa foto në Facebook, duke shkruar se imazhet i përkisnin pandemisë së vitit 1918.

“Dhe me këtë album të vitit 1918, kur pandemia zgjati 2 vjet, pati 3 valë, infektoi 500 milionë persona, vrau 50 milionë njerëz, prej të cilëve pjesën dërmuese gjatë valës së dytë, si pasojë edhe e mosrespektimit masiv të rregullave pas hapjes së parë, duke ju kujtuar se NGA SOT MASKA ËSHTË E DETYRUESHME KUDO JASHTË SHTËPISË, ju uroj një ditë të mbarë”, është ky postimi i kryeministrit në rrjet. Por, Facebook-u e ka cilësuar këtë si një lajm të rremë, pasi jo të gjitha fotot i përkasin pandemisë së 1918-tës.

Facile
Facile
My Dental

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10158236560381523&id=138734771522

Facebook ka aktivizuar “fact-checkers”, mekanizma që kontrollojnë menjëherë vërtetësinë e informacionit të shpërndarë në rrjet. Epo, duket se kryeministri nuk i ka kushtuar fort rëndësi fakteve këtë herë… /News31