GOSS-BIZ 10 Nëntor 2017, 00:00
'European Music Awards 2017' eventi ku do të shkëlqejnë artistët shqiptarë!
NEWS-31
Më 12 nëntor do të mbahet në “Wembley Arena” eventi më i madh i ndarjes së çmimeve në Europë, “MTV European Music Awards”.
E veçanta e këtij viti është se ceremoninë e zhvillon këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora, informacion ky që e bëmë publik vetëm pak ditë më parë. Gjithashtu Rita do të jetë kokë më kokë me Dua Lipën për çmimin “Best Look” ndërkohë që kjo e fundit është e norminuar edhe në kategorinë “Best New Artsit”.
Nuk janë vetëm dy vajzat ato që do të shndërrijnë mbrëmjen e së djelës pasi gjithashtu pjesmarrës në këtë event do të jenë Ermal Meta si përfaqësues i Italisë dhe Kristati-Xen i cili do të përfaqësojë Zvicrën.