“Euro2020” çel siparin, puthja e këtij çifti në stadium bëhet virale
Sot ka nisur “Euro2020”. Prej disa minutash, në stadiumin “Olimpico” të Romës, Italia ka nisur përballjen me Turqinë për ndeshjen e parë hapëse të kompeticionit që po zhvillohet një vit me vonesë për shkak të pandemisë. Para ndeshjes, u zhvillua edhe një ceremoni hapëse, ku këndoi tenori italian me famë botërore, Andrea Bocelli, dhe këngëtari shqiptar Ermal Meta. Në katër paraqitjet e tjera të para që Turqia ka pasur në kompeticionet europiane, nuk ka fituar asnjë ndeshje. Nga ana tjetër përballet me një Itali, në top formë, që ka humbur vetëm 3 nga 24 ndeshjet e fundit të fazës së grupeve.
Tifozët kanë transmetuar një atmosferë shumë të ngrohtë. Ndërkohë një foto e një çifti po bëhet virale. Një djalë italian dhe një vajzë turke janë puthur mes “Piazza del Popolo” dhe i kanë bërë hapjen ideale këtij dueli.
/News31