Ervin Salianji e pranon: “Patjetër që kam patur lidhje të fshehtë”

Ervin Salianji ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në “Shiko Kush LUAN”, ku u bë pjesë e sfidave të ndryshme, duke treguar detaje nga karriera e tij poltike dhe jeta personale.

Këtë herë Salianjin e pamë në program si asnjëherë më parë. Ai u vendos në rolin e një “burri për shtëpi”. duke hapur petët e byrekut, por edhe duke iu përgjigjur pyetjeve ngacmuese në sfidën “Po, jo ndoshta”, ku përgjigjet nuk duhet t’i jepte pikërisht me këto 3 fjalë.

My Dental

Pyetjes “Thuhet se politikanët mashtrojnë shumë, a mashtron ti?”, anëtari i PD iu përgjigj duke thënë: “Mashtrojnë shumë”.

Ndërkohë për pyetjen: “A ke mbajtur ndonjëherë një lidhje të fshehtë?”, ai u shpreh kështu: “Po, patjetër kam patur!”. Gjithsesi, edhe pse u përgjigj, ai humbi pikë për shkak të përdorimit të fjalës “Po”, gjë që e përsëriti edhe tek pyetja: “A je në një lidhje apo bashkëjetesë me dikë?”, për të cilën tha: “Po, padiskutim”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania)

/News31