Ermal Meta do të performojë në ceremoninë e hapjes së Kampionatit Europian dhe s’mund të ishim më krenarë!



Ermal Meta ka shënuar një tjetër super sukses dhe s’mund të na bënte më krenarë. Këngëtari shqiptar do performojë në ceremoninë e hapjes së kampionatit europian dbe do ngjitet i pari në skenën e improvizuar në fushën e “Olimpico”-s. Ai do të këndojë këngën “Uno”, e cila është pjesë e albumit të ri “Tribu Urbana” dhe u publikua disa muaj më parë.






Po ashtu, në skenë do ngjitet edhe Andrea Bocelli që do të interpretojë “Nessun Dorma”, i shoqëruar nga një koreografi e jashtëzakonshme, ku do të përfshihen dhe “Frecce Tricolori”, avionët që do të lëshojnë në qiell 3 ngjyrat e flamurit italian të cilat do të mbulojnë gjithë stadiumin.

Ceremonia zyrtare do të mbahet ditën e nesërme në orën 19:00 kurse ndeshja hapëse në “Euro 2020” do të jetë mes Turqisë dhe Italisë në “Olimpico” në Romë.

/News31