GOSS-BIZ 23 Mars 2019, 00:00

Ermal Mamaqi rikthehet në "Portokalli"

Ermal Mamaqi rikthehet në "Portokalli"

Ermal Mamaqi e ka thënë gjithmonë që dyert e suksesit të tij e kanë pikënisjen nga spektakli i humorit "Portokalli". Jo vetëm në formimin e tij profesional por edhe përsa i përket dashurisë pasi aty u njoh e u dashurua me Amarda Toskën.

Një postim i aktorit Rezart Veleshnja në Instagram, na bëri të kuptojmë se Ermal Mamaqi do të rikthehet në skenën e "Portokalli".

Mesa duket ai është i ftuar special në një nga numrat ku Rezarti është në rolin e Adi Krastës.

Ermal Mamaqi ka interpretuar shumë role që do të mbahen mend gjatë nga publiku por edhe si i ftuar besojmë se do të sjellë shumë humor. Kjo e diel e risjell edhe një herë në skenën ku nisi rrugëtimi i "bletës punëtore" që rezultoi se ishte shumë punëtore duke parë edhe ecurinë e tij edhe pas largimit nga "Portokalli". /News31.al/

https://www.instagram.com/p/BvWRubPFE2b/?utm_source=ig_share_sheet&igshid=1bo2qzczx9ast