Erik Lloshi nervozohet me Festivalin e RTSH: Kanë zgjedhur fituesin që në fillim!

 

Çdo edicion i Festivalit të RTSH-së shoqërohet me polemika… dhe gjithmonë këto polemika kanë të bëjnë me fituesin.

Që prej publikimit të këngëve javën që lamë pas, një nga emrat që qarkullon si fituese e këtij edicioni është ai i Anxhela Peristerit me këngën “Karma”.

My Dental

Në rrjet ditën e sotme qarkulloi edhe një “votim” i jurisë së festivalit, në të cilin shpallej fituesja e festivalit dhe kjo ishte Anxhela.

Në një status në Instagram, ka reaguar Erik Lloshi, që është edhe konkurrent i këtij edicioni, i cili shkruan i revoltuar: “Ore, ka mbaruar festivali apo ça po ndodh? Ça turpi është ky shtet!”

Më pas ai shton: “Më vjen për të vjell që jap kontributin tim në muzikë për këtë shtet, ku mbizotëron një mendësi mediokre dhe kur*ëria! Muzika ka vdek me kohë! S’ja vlen më!”.

Duket se Lloshi është irrituar me votimin që po qarkullon në rrjet dhe ka zgjedhur këtë formë për të reaguar. Nga ana tjetër nuk ka akoma një reagim zyrtar nga RTSH për këtë votim që po qarkullon në rrjet.