Eri i Për’puthen shpjegon çfarë fshihet pas fotove intime me konkurrenten e “It’s my love”



Ish-konkurrenti i Për’puthen Eri Agaj pak ditë më parë u fotografua në shoqërinë e një vajze bjonde. Në fotot që bënë xhiron e rrjetit ata shiheshin duke u puthur teksa u bë e ditur se vajza në foto është Ina Muriqi, konkurrente tek emisioni i dashurisë në Kosovë, “It’s my Love”.  E pas gjithë pikëpyetjeve të krijuara tek ndjekësit ka ardhur dhe reagimi i dyshes.





Ishte Ina e para që ka shpjeguar në “It’s my love” se fotot janë shkrepur shumë kohë më parë, para se ajo të futej në emision dhe se të dy nuk kanë më lidhje me njëri-tjetrin. Ndërkohë përgjigja e Inës është publikuar edhe nga Eri në profilin e tij i cili përkrah saj ka shkruar: “Për të gjithë ju që më pyesni me mesazh ja ku është përgjigja”.

Kujtojmë se Eri u pezullua nga emisioni dy muaj më parë pas një konfrontimi fizik me  një tjetër konkurrent, Dorin. Që pas largimit i riu ka qenë kryetitull në media me deklaratat e bujshme që ka bërë rreth programit dhe konkurrentëve.

/News31