Erdogan kërcënon publikisht Macron: “Mos u ngatërro me Turqinë, do të kesh punë me mua!”

One
Telekom

Marrëdhëniet Turqi-Francë duken tejet të tensionuara. Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan ka kërcënuar Emanuel Macron, për deklaratën e këtij të fundit për çështjen e Turqisë me Greqinë.

Macron deklaroi se Turqia nuk është më vend partner i BE-së, pasi shihet si një kërcënim serioz për dy vende europiane, siç janë Qipro dhe Greqia. Presidenti francez shtoo gjithashtu se shteti turk po kryente shkelje në det. Lidhur me deklarata të tilla, Erdogan i është drejtuar homologut duke e kërcënuar se, nëse ky i fundit ngatërrohet me Turqinë, atëherë Macron do të ketë punë personalisht me presidentin turk. Ai ka thënë edhe se Macron është në hapat e fundit.

Facile
Facile
My Dental

Kjo nuk është hera e parë që Turqia dhe Franca ‘përplasen’ me njëra-tjetrën. Megjithatë, situata e fundit duket mjaft serioze. /News31

Burimi: BalkanWeb