Era Istrefi poston foton e rrallë me motrat dhe të ëmën: "Vij nga një familje me gra të forta!"
Në mbarë botën, 8 marsi është dita e gruas. Kjo datë mbart tashmë simbolikën, filozofinë dhe protestën e të drejtës… për të qenë GRUA. E kur rrjetet sociale po marrin gjithnjë e më shumë vëmendje, mesazhet nga personazhet publike, por jo vetëm, në këtë ditë nuk kanë munguar.
Mes tyre është edhe këngëtarja e njohur shqiptare Era Istrefi, e cila i ka të pakta postimet e saj. Siç e dimë, Era është e vogla e dy motrave, Nora dhe Nita, teksa shpesh në rrjet është komentuar edhe nëna e tyre, që ngjan më tepër si motra e madhe e gocave.
Megjithatë, daljet publike të saj dhe Nitës janë shumë të rralla, e po aq të rralla janë fotot e tyre në rrjetet sociale. E sigurisht një përjashtim ka bërë Era këtë të hënë. Ajo ka postuar në Instastory një foto ku shihet të katërta, teksa e ka shoqëruar foton me fjalët më të bukura.
"Unë vij nga një familje me gra të bukura dhe të forta. Dhe kjo ishte një influencë e madhe për mua. Mëse falenderuese për to. Urime 8 marsin! Ju dua..."
[caption id="attachment_41302" align="alignnone" width="540"] Era Istrefi, Nora Istrefi, Suzana Istrefi, Nita Istrefi[/caption]
/News31.al