GOSS-BIZ 25 Mars 2021, 19:37
Era Istrefi i bën urimin e veçantë Norës për ditëlindje: "Je një bekim në jetën time"
NEWS-31
Era Istrefi i ka të rralla postimet e saj në rrjetet sociale, por një përjashtim ka bërë këtë të enjte për ditëlindjen e motrës së saj, Norës. Ajo ka postuar në Instastory dy foto ku shihet së bashku, teksa i ka shoqëruar me fjalët më të bukura.
“Gëzuar ditëlindjen motrës time të ëmbël ëngjëllore! Je një bekim në jetën time. Të dua!”- shkruan Era.
Këngëtarja e njohur feston ditëlindjen e saj të 35-të dhe këtë ditë speciale e ka pritur me urime e dhurata të shumta. Nora është një nga shembujt tipik ku merr kuptim shprehja që "Mosha është thjesht një numër!" Ajo vijon të jetë një nga vajzat më të bukura në showbizin shqiptar, dhe sigurisht nga më të dashurat e publikut.
/News31