Era Istrefi do të sjellë shumë shpejtë bashkëpunimin me reperin e njohur shqiptar
Pas një kohe jo fort të shkurtër shkëputje nga muzika, Era Istrefi u rikthye për fansat me lajmin e mirë. Këngëtarja bëri me dije se do të sjellë një projekt të ri, pa zbuluar më shumë detaje.
Më pas, Era la të kuptohej se do të vinte në bashkëpunim me një tjetër këngëtar, e nuk ishin të paktë ata që menduan se bëhej fjalë për një artist të huaj. Kjo, për shkak se Istrefi realizoi disa projekte ndërkombëtare në dy vitet e fundit. Megjithatë, këtë herë Era nuk ka parë jashtë kufijve për këngën e radhës. Ajo ka zbuluar se po punon me Butën, një nga reperët më 'in' të momentit.
Këngëtarët kanë publikuar foto nga studio në profilet e tyre në Instagram, ndërsa nuk dihet se kur do ta prezantojnë bashkëpunimin për publikun. Nuk është hera e parë që Buta bashkëpunon me emra të njohur: Ledri dhe Gjiko janë dy nga reperët me të cilët ai ka sjellë projekte të ndryshme. Duke njohur stilin e veçantë të të kënduarit të Erës dhe Butës, me siguri kënga e re do të 'vjedhë' zemrën e fansave menjëherë.
Presim, presim, presim... /News31.al