Episodet e papërshtatshme të “Spongebob” hiqen nga platformat transmetuese!



Dy episode të “Spongebob SquarePants” nuk do të mund të shihen më në platformat ku seriali transmetohet, Paramount + dhe Amazon, për shkak të përmbajtjes së papërshtatshme. Njëri prej tyre, i quajtur “Kwarantined Crab”, nga sezoni i 12-të, tregon për një virus të quajtur “Clam Flu”. Një inspektor shëndetësie vjen tek restoranti i famshëm Krusty Krab dhe gjen një rast të virusit, duke futur në karantinë personat që qëndrojnë aty, ndërsa të gjithë personazhet janë shumë në ankth. Ata që supozohet se e kanë virusin i fusin në frigorifer.


“Kemi vendosur që mos e transmetojmë këtë episod për shkak të ndjeshmërisë që ka shkaktuar pandemia e vërtetë globale e koronavirusit”- tha një përfaqësues i Nickelodeon për CNN Bussines. Heqja e “Kwarantined Crab” vjen në një kohë kur sidomos në SHBA ka një rritje të urrejtjes drejt komunitetit aziatik, kujtojmë ndër të tjera sulmet me armë të ndodhura. Episodi i serialit reflekton izolimin dhe abuzimin me të cilën janë përballur këto komunitete gjatë pandemisë së Covid-19, teksa OBSH thekson që nuk duhen përdorur terma si “virusi kinez”, që mund të sjellë mjaft probleme për personat me origjinë aziatike.

Episodi tjetër që nuk transmetohet më është “Mid-Life Crustacean”, që në fakt është hequr që nga viti 2018. Në të, Spongebob, Patrick dhe Mr.Krabs futen në shtëpinë e një gruaje dhe i vjedhin të brendshmet. “Ne vlersojmë se elementët e këtij episodi nuk janë të përshtatshme për fëmijët”- tha zëdhënësi I Nickelodeon.

/News31

Burimi: CNN