Eni Vasili fotografohet me barkun e rrumbullakosur në një dyqan fëmijësh me bashkëshortin
Ditën e sotme bëri xhiron e rrjetit lajmi se moderatorja e “Open” Eni Vasili është shtatzënë për herë të parë dhe burimet sipas “Panorama Plus” bëjnë me dije se ajo është në pritje të binjakeve vajza. Po e njëjta media ka publikuar pasditen e sotme disa foto ku vihet re barku i saj i rrumbullakosur, teksa gazetarja ecën rrugëve të kryeqytetit me partnerin e saj, Armandin. Në një prej fotove, dyshja janë kapur përdore dhe shihen duke shkëmbyer një puthje në buzë. Ndërkohë, në disa foto të tjetra ata shihen në një dyqan me veshje fëmijësh.
[gallery link="none" gss="1" size="full" ids="42648,42649,42650,42651,42652,42653"]
Kujtojmë se Eni është në një lidhje disa vjeçare me Armandin, inxhinierin që la Londrën për të jetuar me të në Shqipëri. "Panorama" shkruan se miqtë e çiftit tregojnë se Eni dhe Armandi janë shumë të lumtur që do të bëhen prindër, pas rreth 5 vitesh që janë bashkë. Duket se fushata zgjedhore dhe intensiteti i punës në këtë periudhë nuk do të jenë aspak pengesë për shtatzëninë e Enit. Në emisionin që drejton, Eni ka ditur si ta fshehë shumë mirë barkun e rrumbullakosur, duke qenë se ajo qëndron e ulur në një tavolinë të madhe, në mes të panelit të të ftuarve. Gjatë këtij muaji, Eni do jetë nga e hëna në të enjtë në ekranin e “Top Channel”, duke përcjellë debatet dhe lajmet mbi fushatën elektorale për zgjedhjen e deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë.
/News31