Eneda Tarifa tregon arsyen e vërtetë të largimit nga "Portokalli"!
Eneda Tarifa ishte një prej surprizave të sezonit të shkuar të "Portokallisë" me rikthimin e saj në drejtimin e programit, megjithatë disa ditë më parë ajo konfirmoi lajmin e largimit nga spektakli i njohur të humorit. Pas lajmit, edhe pse këngëtarja i sqaroi shkurtimisht arsyet e shkëputjes, nuk munguan aludimet nga publiku se kjo situatë mund të kishte ardhur nga ndonjë konflikt midis saj dhe produksionit.
E ftuar në programin "Why Not", Eneda ka zbuluar arsyen e vërtetë të largimit, duke rikonfirmuar sërish se nuk ka pasur asnjë mosmarrëveshje. Artistja tha se ka vendosur t'i përkushtohet muzikës dhe të pasurojë akoma më shumë repertorin e saj, ndërsa tani ka ardhur koha që të marrë atë që ka dhënë gjatë viteve.
“Kam nxjerrë një status para disa ditësh për largimin tim nga Portokallia sepse dua të merrem me gjërat që dua unë dhe me gjëra të cilat i prodhoj unë. Ka ardhur një kohë që duhet të japësh atë që merr dhe akumulon gjatë viteve. Mendoj se duhet ti përkushtohem pak më shumë këngës dhe e kam detyrim që ti përkushtoj këngës atë kohë të munguar, që kam qenë midis televizionit dhe muzikës. Gjithmonë më ka hyrë në mes televizioni. Unë duhet të pasuroj repertorin tim me këngë sepse ky është profesioni im dhe nuk do ta lija asnjë moment.
Meqënëse koha erdhi e tillë që nuk ka koncerte dhe aktivitete live të cilat të marrin kohë, të marrin orë nate dhe të lodhin prandaj është koha më e mirë për të prodhuar”,- tha Eneda ndër të tjera.
Tani e keni të qartë, nuk ka pasur asnjë konflikt!
/News31