Ende asnjë sinjal, deri kur mund të zgjasë “black-out” i rrjeteve sociale?



Që pas orës 16:26, Facebook, Instagram dhe Whatsapp janë bllokuar. Nuk dihet ende se cili është problemi, pasi asnjë nga zyrtarët që kanë komunikuar lidhur me çështjen, s’kanë dhënë asnjë detaj. Por problemi solli goditje për bizneset e vogla dhe të tjerët që mbështeten në platformë për të kryer shtrirje dhe reklama dhe për miliona njerëz që përdorin Facebook dhe aplikacionet e tij për të komunikuar me miqtë dhe familjen në të gjithë botën.





I vetmi mjet komunikimi në të gjithë botën është “Twitteri”, ku zyrtarë të lartë të kompanive në fjalë kanë bërë me dije detaje lidhur me çfarë po ndodh. Eksperti Jake Moore hedh dyshime se e gjitha mund të jetë një sulm kibernetik.






Megjithatë edhe pse e gjithë bota ka gjetur alternative për të komunikuar, nuk ka asnjë njoftim se kur do të rikthehen në normalitet platformat e Facebook. Një zëdhënës i kompanisë Facebook u shpreh se: “Ne jemi të vetëdijshëm se disa njerëz kanë probleme me qasjen në aplikacionet tona. Ne po punojmë për t’i kthyer gjërat në normalitet sa më shpejt që të jetë e mundur, dhe kërkojmë falje për çdo shqetësim. Po punojmë, na jepni dhe pak kohë.”

Edhe pse po punojnë për të rregulluar problemin, ende nuk ka një afat kur do të rregullohet gjithçka. Në vitin 2019, kur një ndodhi një episod i ngjashëm, rrjeti u bllokua për më shumë se 24 orë, skenar që mund të përsëritet. Ndërsa vetëm pak muaj më parë, në qershor, bllokimi ndodhi vetëm për disa orë.

/News31