Enca e veshi për herë të parë, por ngjyra kafe është më ‘trendy’ se kurrë këtë sezon
Enca publikoi sot një video në Instagram-in e saj, ku shkruante se për herë të parë, ka veshur ngjyrën kafe. Nuk e dimë pse nuk e kishte provuar më parë, por ka bërë shumë mirë që e ka veshur pikërisht tani, pasi këtë sezon kjo ngjyrë është ~ zyrtarisht trend ~!
Nga kafe çokollatë në karamel, ngjyra dikur e harruar është tani, në të gjitha nuancat e saj, e preferuara për vajzat e famshme dhe blogeret.
Në fakt, duket sikur familjet Kardashian-Jenner janë ‘fajtore’ për faktin që tonet kafe dhe neutrale kanë pushtuar modën, dhe feed-in në Instagram.
Nga Fendi, i cili e zgjodhi atë për veshjet elegante me ngjyrë kafeje, deri tek Hermès, i cili e propozoi në një version total look, shumë marka janë fokusuar në ngjyrat e tokës për sezonin dimëror.
Por si ta kombinoni?
Ngjyra kafe konsiderohet e vështirë për tu veshur: megjithatë sekreti është të zgjidhni midis shumë nuancave të ngrohta dhe të ftohta, të cilat përshtaten me çdo lloj ngjyre dhe pëlhure, nga lëkura në lesh, nga kamoshi në mëndafsh.
Më poshtë po ju sjellim zgjedhjet e disa vajzave të famshme, të cilat mund t’iu ndihmojnë për t’u frymëzuar dhe kombinuar:
Armina Mevlani
Ditea Berisha
Tea Trifoni
Balina Bodinaku
Burimi: Vogue, Glamour
/News31