Emina Cunmulaj bëhet nënë për herë të tretë, zbulon emrin e veçantë të djalit



Modelja e njohur shqiptare, Emina Cunmulaj, është bërë nënë për herë të tretë. Ajo ka sjellë në jetë një djalë që e ka pagëzuar me emrin Shá Yosef. Lajmin e bukur e ka dhënë vetë Emina e cila ka postuar një foto nga spitali me të birin në krahë.





” Djali im është këtu Shá Yosef Nazarian Zemra ime është plot!
Njeriu im i vogël, ti tashmë më ke mësuar kaq shumë gjëra dhe numri një ishte durimi. Nuk kishte të bënte se kur duhej të vije, por kur doje të vije dhe më mësove se në jetë asgjë nuk jepet kur e dëshironi, por më shumë kur është e destinuar të vijë në rrugën tënde. Faleminderit për këtë mësim dhe për shumë të tjerë që do të vijnë”-shkruan ajo.






 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by eminacunmulaj (@eminacunmulaj)

Kujtojmë se dëshira më e madhe e dy viteve të fundit për Cunmulaj ka qenë një fëmijë i tretë, ashtu siç e shprehu në 2019, përmes urimit që i bëri bashkëshortit të saj për ditëlindje. Tashmë dëshira e saj u realizua dhe ajo s’mund të ishte më e lumtur.

Shumë urime për Eminën!

/News31