Me një letër publike, Emily Ratajkowski tregon se është abuzuar seksualisht në moshën 20-vjeçare

One
Telekom

Modelja e njohur, Emily Ratajkowski ka zbuluar një ngjarje të dhimbshme të së shkuarës së saj në një ese për “The Cut”. Në të, ajo ka treguar rrugëtimin e saj si modele dhe gjithë sfidat me të cilat i është dashur të përballet që në moshë të re, përfshirë këtu një abuzim seksual. Emily ka treguar se në moshën 20-vjeçare është përdhunuar nga fotografi Jonathan Leder. Ajo shkoi në shtëpinë e tij për të realizuar një set fotografik pa pagesë, por i duhej të kalonte aty një natë.

Emily ka treguar se zbuloi vetëm kur shkoi atje që do ishte një set fotografik me të brendshme, por nuk e pa si një problem pasi kishte realizuar të tillë dhe më parë. Ajo pranoi disa gotë verë që Leder i ofroi, derisa më pas ai i propozoi të bënin disa foto nudo. Pasi të gjithë u larguan për të fjetur, ajo ishte shumë e dehur dhe ndenji në divan me fotografin. Ai filloi ta pyeste nëse kishte të dashur, teksa shikonte me vëmendje çdo lëvizje të trupit të saj. Më pas, Emily tregon se ndodhi momenti i dhimbshëm, nga i cili mban mend shumë pak, por i kujtohet kur “papritmas gishtat e tij ishin brenda saj”. Më pas, ai ka vazhduar ta prekë me forcë derisa modelja e shtyu të largohej. Mëngjesin tjetër, ajo u nis menjëherë me tren për në shtëpi.

Facile
Facile
My Dental

Pas publikimit të kësaj letre, ka reaguar dhe vetë fotografi i cili shprehet se askush s’duhet të besojë se një vajzë që kërcen nudo në klipe është një viktimë. Rrëfimin e plotë të modeles mund ta lexoni këtu. /News31