Ema Andreas i komunikohet me telefonatë anonime që është me Covid-19, reagon aktorja: “A e kap droga jote që njerëzit kanë humbur familjarët e tyre?”

One
Telekom

Ema Andrea ka kaluar një eksperiencë të pazakontë në kohën kur tema më e diskutuar, tashmë prej muajsh, është Covid-19. Aktorja ka treguar përmes një statusi se një vajzë i ka telefonuar me numër privat, duke i komunikuar se Ema rezulton pozitive me koronavirus.

Ajo është prezantuar si punonjëse në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ndërsa i ka thënë aktores: “Bën mirë të jesh në shtëpi se po të sjellim ambulancën”. “Oj ti goc, që paske numrin tim e bëre shoqninë me qesh, a ta kap truri që prej këtij humori dikush mund të shqetësohet? Po sikur të isha sëmurë vërtet?
A e kap lënda jote gri që shumë mjekë në atë spital po rrezikojnë jetën? A e kap droga jote që shumë njerëz kanë humbur familjarët e tyre?”, ka shkruar ndër të tjera, Ema.

Facile
Facile
My Dental

Aktorja gjithashtu ka theksuar se numri privat nuk e fsheh dot identitetin e teelfonueses, pasi edhe raste të tilla mund të gjehen lehtë. Andrea ka uruar që me një eksperiencë të tillë të mos përballet askush, duke e cilësuar si “takim të dhunshëm telefonik”.

STATUSI I PLOTË

Sapo me mori nje telefon nga nje nr privat,ne te cilin nje soj bibe ne dialekt,me thoshte qe kam dale pozitive ne korona virus se paskam qene ne nje shfaqje!
Vogelushja u prezantua si personi qe paguhet per kete pune dhe punon ne spitalin “Shefqet Ndroqi” duke leshuar shprehjen,ndoshta me te mencur ne jeten e saj
“Ben mire te jesh ne shtepi se po te sjellim ambulancen”
Oj ti goc,qe paske numrin tim e bere shoqnine me qesh,a ta kap truri qe prej ketij humori dikush mund te shqetesohet?
Po sikur te isha semure vertet?
A e kap lenda jote gri qe shume mjeke ne ate spital po rrezikojne jeten? A e kap droga jote qe shume njerez kane humbur familjaret e tyre?
A ta pret mendja qe te ka mbush mami qe une mund te ta kem ngene?
Dhe e fundit…Vertet mendon se me nr privat nuk gjehesh? Qe une nuk te gjej?!
Bravo mamit dhe babit tend qe kane rritur nje kafshe pa ndergjegje e sigurisht injorante ne çdo fushe!
Uroj mos ti ndodhe dikujt tjeter ky takim i dhunshem telefonik.