NEWS 21 Korrik 2021, 14:24
Elvana Gjata zbulon një pjesë nga kënga me Inna-n dhe datën e publikimit
NEWS-31
Kujtojmë se Elvana publikoi bashkëpunimin e parë me Yll Limanin të shtunën, duke i surprizuan të gjithë pasi publikuan jo një, por dy këngë, që tejkaluan çdo pritshmëri. Në titujt “E di” dhe “Marre” Elvana dhe Ylli ia dolën të godisnin në shenjë e të konkurrojnë për titullin “Hiti i verës” teksa brenda pak ditësh projekti i tyre ka arritur 2.2 milionë klikime. Ndërkohë, ky vit po konsiderohet si viti i Elvana Gjatës. Kujtojmë se më 16 prill, Elvana u rikthye me “Çelu”, një mini-albumin që përmban 7 këngë, i cili ka marrë pëlqimet e padiskutueshme të publikut. “Çelu” synon që të çelë shpirtin e vetë këngëtares fillmisht, por edhe të të gjithë shqiptarëve që kohët e fundit kanë përjetuar një situatë aspak të lehtë. Jemi të bindur se deri në fund të 2021 do na serviren surpriza edhe më të bukura nga artistja. /News31View this post on Instagram