Elvana Gjata dhe Mozzik në bashkëpunim? Reperi ngre dyshimet

Elvana Gjata dhe Mozzik në bashkëpunim? Reperi ngre dyshimet Elvana Gjata dhe Mozzik në bashkëpunim? Reperi ngre dyshimet


Elvana Gjata dhe Mozzik mund të vijnë shumë shpejt me një bashkëpunim të ri së bashku.





Aludimet kanë nisur për shkak të një komenti të Mozzik, në foton e Elvanës në instagram. Këngëtarja e famshme ka postuar disa foto në llogarinë e saj, nga akademia e kërcimit të Albi Nakos. Në mesin e qindrave komenteve të ndjekësve të saj, ka reaguar edhe Mozzik.

“Çuhet a po Quhet” ? – ka shkruar ai dhe kaq ka mjaftuar për të entuziasmuar fansat e tyre, për një bashkëpunim të mundshëm, që me siguri do të jetë një hit.
Pak muaj më parë, “Prive” raportoi që dyshja e famshme janë parë në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe ndoshta kjo mund të ketë qënë periudha kur kanë rregjistruar këngën.

Elvana Gjata ka disa kohë që është shkëputur nga tregu muzikor, duke mos publikuar më projekte të reja. Mesa duket këngëtarja po planifikon një rikthim të bujshëm, në krah të një prej reperave më të lakuar të kohëve të fundit.

/News31