Ish-banori i “Big Brother Albania” i jep fund beqarisë, çifti në pritje të një fëmije

Ish-banori i “Big Brother Albania”, Elsamed Senaj, i ka dhënë fund beqarisë. Celebrimi i çiftit ka ardhur në një datë mjaft të veçantë për ta.

Lajmin e ka ndarë në Instagram vetë Elsamedi, duke shkruar: “Sot 3 vjet bashkë. Sot jemi 3. Dhe sot, zyrtarisht të martuar! Të dua deri në frymën e fundit, në të mira dhe në të këqija! Falenderoj Zotin për dhuratat e çmuara që më ka sjellë”. Partnerja e Elsamedit, Klaudia, është shtatzënë dhe çifti pritet të bëhen prindër për herë të parë. Më herët, ata bënë me dije gjininë e bebit, duke zbuluar se në jetë do të vijë një vogëlushe.

My Dental

Ata kanë zgjedhur datën e përvjetorit të tretë për ta kurorëzuar dashurinë në martesë. /News31