Eliona Pitarka zbulon sekretin, si erdhi kaq shpejt në formë pas lindjes
Ndonëse u bë nënë vetëm një javë më pare, Eliona Pitarka ka qenë shumë active në rrjetet sociale. Ajo që ka marrë vëmendjen e të gjithëve është fakti se sa shpejt aktorja është kthyer në formë dhe ka një fizik për tu patur zili. E nëse donit të dinit sekretin, Eliona e ka treguar sot pa hezitim. Teksa ka publikuar pamjen e saj pas lindjes në InstaStory, ajo ka dhënë një mesazh për të gjitha gocat që të lindin në mënyrë natyrale, duke shtuar se kështu do kenë një fizik si ajo pas lindjes. “Gocaaa ja një arsye përse duhet të lindni vetë. Ka kaluar thjesht një javë”, ka shkruar Eliona. Eliona ka zbuluar se ka bërë lindje natyrale pa epidural, sepse nuk ja ka sugjeruar as mamia që e ka ndjekur gjatë lindjes.
Aktorja e “Klanifronia” u bë nënë për here të parë javën që lamë pas. Ajo ka sjellë në jetë vajzën e saj, të cilën gjatë gjithë periudhës së shtatzënisë e ka thirrur me përkëdheli “Pupushe”. Eliona nuk ka ngurruar të na prezantojë të gjithëve me portretin e saj , duke postuarnjë video shumë të ëmbël ku shfaqet duke e mbajtur në kraharor. E vogla e saj quhet Gala, një emër shumë i veçantë.
/News31