Edy Reja befason me zgjedhjet e tij, publikohet formacioni i Shqipërisë përballë Hungarisë
Trajneri i Kombëtares Shqiptare të futbollit, Edy Reja, ka surprizuar jo pak me zgjedhjet e tij sa i përket formacionit titullar për ndeshjen me Hungrarinë. I kushtëzuar edhe nga mungesa e tre elementëve kryesore, Hysaj, Manaj e Bare, pas kartonave të verdhë të marrë në ndeshjen e kaluar, Reja ka preferuar nga minuta e parë në krahun e djathtë Albi Dokën, ndërsa në mbështetje të dy sulmuesve të avancuar, Balaj dhe Uzuni, do të jetë prurja më e re, Nedin Bajrami.
Zgjedhja e Bajramit ka shkaktuar polemika pasi ai ka kryer vetëm një seancë stërvitore me Kombëtaren Shqiptare. Megjithatë, 22-vjeçari ka bërë dy paraqitje fantastike në Seria A këtë fillim sezoni. Vihet re se mungon sulmuesi më në formë i Kombëtares, Sokol Cikalleshi, që pa patur një shqetësim fizik. Është pikërisht futbollisti i Empolit risia e madhe e përfaqësueses kuqezi për këtë përballje shumë të rëndësishme sa i përket ecurisë së këto eliminatore.
Abrashi, Gjasula dhe Trashi janë në mesfushë, teksa mbrojtja mbetet e pandryshuar me Dokën, Ismajlin, Xhimshitin dhe Kumbullën. Dhe në portë Berisha.
/News31