NEWS 24 Shtator 2020, 08:16
Edukatorja ushtron dhunë fizike ndaj fëmijës 18 muajsh, pronari i ofroi nënës para që të mos e denonconte
NEWS-31
Një edukatore ka dhunuar një vajzë 18-muajshe në çerdhe, ndërsa rastin e ka denoncuar nëna e saj. Ngjarja ka ndodhur në Durrës, në çerdhen në lagjen nr. 8, pranë Spitalit Rajonal.
Sipas GazetaReforma.com, policia ka proçeduar penalisht pronarin e çerdhes, G.D., 61 vjeç. Mësohet se ky i fundit i ka hedhur në fytyrë nënës së vajzës një kartëmonedhë 5 mijë lekëshe, në mënyrë që kjo e fundit të mos bënte denoncimin. Të njejtat burime bëjnë me dije se fëmija është rrahur brutalisht, ndërsa i është nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore. Vajza 18-muajshe ka patur shenja dhe të nxira në trup, duke pësuar njëkohësisht edhe traumë.
Ngjarja e rëndë është mësuar nga nëna menjëherë pasi ka shkuar për të marrë të bijën nga çerdhja. /News31