Edhe Ana Lleshi do publikojë një këngë së shpejti, flet edhe për lidhjen me Arsimin



Edhe Ana Lleshi e njohur ndryshe si “Ana 1” e Për’puthen paska në plan të publikojë një këngë. E ftuar në “Live from Tirana” në Top Albania Radio ajo ka treguar se kënga do jetë gati shumë shpejt. E bindur se do marrë shumë kritika, ish-konkurrentja tha se do na vërtetojë se ka vokal. “Besoj se për dy javë do jetë gati. Është një dedikim dashurie rreth dy personave shumë të dashur. E di se do ketë shumë kritika por me kohën do tregoj se vokal kam dhe unë. ”  Nuk e dimë nëse Ana ka përgatitur ndonjë bashkëpunim me Arsimin, pasi edhe ai po punon për një këngë, e cila do jetë në bashkëpunim me Erin. Vlen të theksohet se konkurrentët e Për’puthen që po bëhen pjesë e muzikës po shtohen dita-ditës. Mevlani ka publikuar disa këngë, mes të cilave një bashkëpunim me Julianin. Po ashtu, edhe Melisa debutoi pak javë më parë me këngën “U kry”, teksa ka premtuar se do sjellë projekte të tjera.





Sa i përket lidhjes së saj me Arsimin, Ana vendosi mos të jepte një përgjigje konkrete, por la të kuptonim se këto zëra janë të vërteta. Fillimisht, ajo tha se ku ka zë s’është pa zë, por më pas shtoi se akoma nuk ka asgjë konkrete. “Nuk di gjë unë ti e the. Ku ka zë s’është pa gjë. Jo, jo. Akoma nuk ka asnjë gjë konkrete, kur të ketë do t’ju them vetë. ” Kujtojmë se dyshja u vendos dje në qendër të vëmendjes, pasi mediat rozë raportuan se po përjetojnë një histori dashurie. Detaje të ndryshme bëjnë të mendosh se ata janë në krah të njëri-tjetrit, teksa edhe fakti se pushimi nga puna i Anës nga “Për’puthen” erdhi menjëherë pas largimit të Arsimit nga programi, gjë që mund të jetë tregues se ata kanë vendosur që historinë e tyre ta vazhdojnë në prapaskenë dhe në mënyrë private.






 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TOP ALBANIA RADIO (@topalbania_radio)

/News31