GOSS-BIZ 30 Nëntor 2021, 20:05

Edhe ai pëlqente Beatrixën, Kledi ka dy fjalë për afrimitetin e saj me Donaldin

Edhe ai pëlqente Beatrixën, Kledi ka dy fjalë për

Kohët e fundit të gjithë e kemi vënë re një afrimitet në shtëpinë e “Big Brother VIP”, mes aktorit të humorit, Donald Veshaj dhe këngëtares Beatrix Ramosaj, të cilën të gjithë e cilësuan si flirtim. Madje, gjatë lojës "Përgjigju ose pije", i pyetur se kush ka trupin më të bukur dhe se kush e tërheq brenda shtëpisë, Donaldi tha për Beatrix dhe po ashtu kjo e fundit zgjodhi atë kur u pyet se për kë ka fantazuar.

Por si e ka parë këtë situatë Kledi, miku më i mirë i Donaldit në shtëpi, që po ashtu shprehu pëlqim për Beatrix?

I ftuar në emisionin "Ditë e Re", në Ora News, ish-banori i shtëpisë së "Big Brother Vip", Kledi Hysa, teksa foli për eksperiencën e tij në reality-show, pohoi se përqafimet e Donaldit dher Beatrixës janë lojë, duke nënkuptuar se dyshja nuk kanë pëlqim të vërtetë për njëri-tjetrin.

Këshilla që ai ka për dyshen ishte që të mos e zgjasin shumë lojën, sepse familjet e tyre jashtë mund ta keqkuptojnë dhe të lëndohen.

"Kjo që po bën Triksa me Donaldin është një lojë. Vetëm që mos zgjasë shumë loja. Sepse ka dhe njerëz që mund të preken. Triksa ka familjen e vetë, dhe Donaldi dhe mund të lëndohen", u shpreh Kledi.

/News31