Ed Sheeran ~për pak~ u tërhoq nga muzika dhe shkak u bë vajza e tij
Është një nga më të mirët pa të cilin nuk mund ta imagjinojmë muzikën, por ja që Ed Sheeran paska menduar të linte muzikë pasi ai dhe gruaja e tij Cherry Seaborn u bënë prindër. 30 vjeçari dhe Cherry mirëpritën vajzën e tyre të parë Lyra Antarctica gushtin e kaluar. Kantautori tani është rikthyer në krye të top listave me këngën e tij të fundit "Bad habits", por pasi u bë baba ka menduar të tërhiqet nga muzika.
Në një intervistë "SiriusXM", ylli britanik tha: ‘Isha duke kërkuar disi për atë që unë isha sepse ndalova së bëri muzikë për pak. Dhe muzika jam plotësisht unë si person. Dhe pastaj erdhi në jetë vajza jonë, për të cilën kujdesej Cherry, por edhe unë jam prind. Dhe asokohe po mendoja: "Kjo është, ky jam unë, thjesht do të bëhem baba, nuk do të luaj më muzikë".
Sidoqoftë, pasi bëri një pushim për të kaluar kohën me Lyra, Ed vendosi që ishte më e rëndësishme që vajza e tyre të dinte se prindërit e saj duan të punojnë shumë. Fituesi i Grammy tha: ‘Unë mendoj se është më e rëndësishme që vajza ime të rritet duke ditur që prindërit e saj kanë etikën e punës… dhe duan të krijojnë dhe të shijojnë vendet e tyre të punës. Më mirë se të kujdsem vetëm për të por të jem i papunë.’
Dhe ky ishte vendimi më i mirë jo vetëm për ta, por edhe për ne.
/News31