E rëndë në Tiranë! Zbulohet autori i plagosjes së dyfishtë, nga më të kërkuarit në Europë



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë ku dy të rinj Altin Gjoka 32 vjeç dhe Jetmir Marashi, 28 vjeç kanë mbetur të plagosur me armë zjarri. Plagosja ndodhi në një lokalet e zonës së njohur si ish-Tregu Elektrik, ku ata kanë debatuar me njëri-tjetrin jashtë lokalit. Mësohet se dy të rinjtë kanë qenë duke udhëtuar në mjete të ndryshme dhe janë përplasur për shkak të pakujdesisë.





Këshu, janë konfliktuar verbalisht për përgjegjësinë e aksidentit, por më pas të gjithë personat që ndodheshin në makina, mes tyre dhe të plagosurit Gjoka e Marashi, janë futur në lokalin aty pranë që kishte kamera sigurie dhe mund të kishte regjistruar ngjarjen. Aty situata ka agravuar në përdorimin e armëve të zjarrit.  Aktualisht, ata ndodhen në Spitalin e Traumës dhe mësohet se Marashi është në gjendje të rëndë për jetën. 28-vjeçari ka një plagë në gjoks dhe po bëhet gati për tu futur në sallën e operacionit.






Nga spitali, ata kanë rrëfyer se Aldo Jamanti Gjini është personi që i ka qëlluar me armë zjarri dhe i ka lënë të plagosur. Deri tani është shoqëruar një person në komisariat, pasi dyshohet se mund të ketë dijeni për vendndodhjen e autorit. Gjini është një ndër personat më të kërkuar në Europë nga Europol. Dyshohet se në Remich të Luksemburgut më 24 nëntor të 2020 ka kryer një vrasje në tentativë.

/News31