NEWS 11 Tetor 2021, 10:16

E rëndë në Tiranë! 4 të plagosur nga sherri me armë zjarri pranë gjimnazit ‘Andon Zako Çajupi’

E rëndë në Tiranë! 4 të plagosur nga sherri me

Këtë të hënë një sherr me karrige dhe sende të forta ka ndodhur në qytetin e Tiranës, në afërsi të gjimnazit “Andon Zako Çajupi”. Disa banorë të kësaj zone janë përplasur fizikisht për arsye ende të paqarta. ABC raporton se sherri ka nisur në një lokal dhe më pas banorët kanë dalë jashtë tij duke qëlluar njëri-tjetrin me karrige kokës.

Paraprakisht raportohet se janë plagosur 4 persona teksa dyshohet se njëri prej të përfshirëve në konflikt ka qëlluar me armë zjarri në ajër duke rrezikuar nxënësit dhe kalimtarët, por fatmirësisht nuk është raportuar asnjë i plagosur nga të shtënat. Në rrugën ku u zhvillua sherri ka qenë rastësisht edhe një polic, i cili është përpjekur të neutralizojë situatën.

Në komisariat janë shoqëruar 2 persona në lidhje me ngjarjen. Nga pamjet në rrugë shihet ende gjak, maska anti-COVID, një kapele dhe një pistolet tip T-T e sekuestruar. Duke qenë se sherri ka ndodhur pranë shkollës “Andon Zako Çajupi” ka krijuar panik edhe te nxënësit të cilët kanë qënë në mësim. I gjithë sherri me karrgie është zhvilluar në praninë e policisë, që duket se e ka pasur të pamundur që të shuajë menjëherë konfliktin masiv.

https://youtu.be/HLmkx1qXHm8

/News31