E rëndë në Qerret/ 4 turistë rusë gjenden të vdekur në një hotel



Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të shtune! 4 turistë, 2 djem dhe 2 vajza, janë gjetur të vdekur, brenda një saune në një hotel në Qerret.





Sipas burimeve, turistët, identiteti i të cilëve nuk dihet ende, kanë qëndruar në sauna më shumë nga sa lejohet dhe janë asfiksuar. 4 turistët, të cilët kishin mbërritur në Shqipëri prej një jave, po kërkoheshin prej orësh nga shokët e grupit, të cilët më pas i gjetën të vdekur brenda saunës.






Për këtë ngjarje të rëndë është njoftuar edhe Ambasada Ruse, ndërsa Policia dhe Prokuroria e Tiranës janë nisur drejt vendit të ngjarjes.

/News31