E rëndë! 19-vjeçari ekzekuton me thikë dy vajzat shqiptare në Florida



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në Florida, SHBA, ku një 19-vjeçar ka vrarë me thikë dy vajza shqiptare. Adoleshenti i cili quhet Sage Gayle Curry ndoqi dy viktimat deri në banesën e tyre dhe i qëlloi ato kur ishin në gjumë. Ishin fqinjët ata që lajmëruan Policinë për ngjarjen e rëndë pasi dëgjuan britmat e tyre teksa përpiqëshin të mbronin veten nga adoleshenti.





Sipas policisë, 19-vjeçari është me probleme të shëndetit mendor. Po ashtu, autoritetet raportojnë se sulmi në banesën e dy shqiptareve mund të jetë veprim rastësor. Paraprakisht dyshohet se adoleshenti nuk kishte asnjë lidhje me viktimat, ndërkohë që ai u arrestua ditën e djeshme pasi një mik i tij njoftoi policinë rreth vendndodhjes së tij.

/News31