E premte 13, datat dhe faktet historike që e bëjnë këtë ditë “të frikshme”

E premte 13, e ashtuquajtura dita më pafat e vitit, frikëson shumë njerëz, sidomos ata që kanë frikë edhe kur kalojnë poshtë ndonjë shkalle, kur thyejnë një pasqyrë apo kur vendosin këpucë të reja mbi tavolinë. Megjithatë e premtja 13 është kthyer në një supersticion vitet e fundit, edhe pse nuk dihet me siguri nga ku nisi ideja që është një ditë tersi. Meqë ra fjala kjo është hera e dytë që ndodh brenda këtij viti, e para ishte në mars, tani jemi në nëntor, gjë që tregon shumë edhe për vetë 2020-ën. Maksimumi që data 13 mund të jetë e premte brenda një viti është 3 herë.

Pse konsiderohet si ditë pa fat? Nuk dihet me siguri si kjo datë e kalendarit u lidh me fatkeqsitë, por numri 13 është konsideruar prej kohësh si i tillë. Për shembull e premte 13 është përmendur në biografinë e Gioachino Rossini-t, një kompozitor italian, që si për rastësi ndërroi jetë një ditë të premte, 13 nëntor 1868. Ideja u forcua më shumë në 1907, kur një biznesmen amerikan, Thomas W. Lawson, publikoi librin ”Friday the Thirteenth”, ku tregohej se si një agjent shitjesh shkaktoi panik në Wall Street për shkak se kjo ditë ishte pafat. Nëse nuk e dini, si dita e premte ashtu edhe numri 13 lidhen me disa ngjarje në besimin e krishterë, kryesisht ngjarje të këqija apo apokaliptike, ndërkohë që numri 13 është ekzatësisht sa persona morën pjesë në ”Darkën e fundit”.

My Dental

Nëse do përmendim ngjarjet historike, një nga më të hershmet që ka ndodhur në të premten 13 është ekzekutimi i qindra kalorësve templarë nga Mbreti Philip i IV në Francë. Po ashtu, bombardimi i Buckingham Palace gjatë Luftës së Dytë Botërore ndodhi pikërisht në një ditë të tillë, gjithashtu edhe cikloni në Bangladesh në 1970 që vrau më shumë se 300 mijë njerëz. Në 1972 një aeroplan i ushtrisë së Uruguay-t u përplas në Ande, të premten 13 tetor, nga ku pati shumë viktima. Në 1976, Daz Baxter, amerikani që kishte frikë nga e premtja 13 vendosi që të qëndronte në shtëpinë e tij si vendi më i sigurtë dhe ndërroi jetë gjatë ditës pasi pallati i tij u shemb. Reperi Tupac Shakur ndërroi jetë në 13 shtator 1996, ditë e premte, ndërkohë që së afërmi, në 13 janar 2012, sërish e premte, anija Costa Concordia u përplas në brigjet e Italisë, duke shkaktuar 32 vitkitma. 4 vite më parë, ISIS organizoi disa sulme terroriste në Paris, të premten, datë 13 nëntor 2015, nga ku humbën jetën 130 njerëz dhe qindra u plagosën. Ah dhe për ta mbyllur, në datën 13 prill 2029, që sigurisht është e premte, parashikohet që një asteroid do t’i afrohet orbitës së Tokës shumë afër. Rastësi?

Këtë nuk e themi dot me siguri, por nëse keni vërtetë frikë nga e premtja 13, nuk jeni të vetmit. Ka shumë njerëz që janë të bindur që kjo datë, në këtë ditë, është ”e mallkuar”, madje nëse e keni fobi quheni Paraskevidekatrafobikë. Po presim 1 minutë derisa ta lexoni…

Si ndikon kjo datë në biznes? Instituti i menaxhimit të stresit dhe fobive në Karolinën e Veriut, ka zbuluar se 700 deri në 800 milionë dollarë humbasin në të premten 13, pasi njerëzit refuzojnë që të bëjnë blerje të mëdha, të udhëtojnë apo të bëjnë biznes si zakonisht. Në 13 tetor 1898, ditë që u bë zanafilla për “Të premten e Zezë”, një blerje prej 6.75 miliardë dollarësh e UAL Corporation, kompania mëmë e United Airlines, bëri që bursat globale të regjistronin humbje. Disa hotele dhe aeroporte nuk e përdorin numrin 13, ndërsa 91% e apartamenteve në New York nuk kanë një kat të 13-të. Ndërkohë çmimet e fluturimeve në shumë kompani në këtë datë janë shumë të lira sepse njerëzit refuzojnë të udhëtojnë dhe janë të frikësuar.

Në disa shtete, si Italia apo Spanja e premtja 13 nuk është ditë tersi, ato kanë respektivisht të premten 17 dhe të enjten 13 si datat më pafat. Në Kinë numri 4 është ai që duhet shmangur.

Çfarë dite..

/News31