E papritur/ Mourinho rikthehet në Itali, emërohet trajneri i ri i Romës
Jose Mourinho do të jetë trajneri i ri i Romës, duke filluar nga sezoni 2021-22.Lajmi është bërë publik nga vetë klubi italian përmes një postimi në faqen zyrtare. Pak orë më parë, Roma njoftoi shkarkimin e Paul Fonsecas nga drejtimi i skuadrës në fund të sezonit.
Mendohej se "timonin" e klubit verdhekuq do ta merrte ish-trajneri i Napolit dhe Juventusit, Maurizio Sarri, por diçka e tillë nuk ndodhi, pasi Mourinho u emërua si trajner i romakëve për 3 sezonet e ardhshme.
I shkarkuar nga Tottenham dy javë më parë, tekniku portugez nuk qëndroi edhe për shumë gjatë i papunë. Ai u përmend në mediat italiane si zëvendësues i bashkombasit të tij, Fonseca, dhe siç duket nuk paska qenë të kota.
Edhe vetë Mourinho në një deklaratë për mediat kishte pranuar se Interi për të ishte i veçantë, por nëse do t’i vinte një ofertë nga një klub tjetër italian do ta pranonte me kënaqësi.