“E lashë unë”, Hyseni debaton ashpër me Brunon dhe zbulon detaje nga lidhja, revoltohet Alvisa
Që kur Hyseni, ish-i dashuri i Alvisës, u bë pjesë e “Për’puthen”, ka patur tensione midis konkurrentëve, sidomos mes tij dhe djalit tjetër që ka shprehur pëlqim për Alvisën, Brunon.
Sot, ata janë përballur në “Për’puthen Prime”, duke shpërthyer në akuza të rënda, e duke debatuar ashpër në lidhje me konkurrenten. Gjatë bisedës, Hyseni akuzoi Brunon se është egoist, se e ka ndihmuar Alvisën, për qëllimet e veta, duke e nxitur kundër tij.
Gjatë bisedës ai zbuloi detaje nga lidhja me Alvisën, duke thënë se gjatë kohës kur kanë qenë në një lidhje, ai e "kishte mbajtur" dhe se ishte ai që e la Alvisën dhe jo ajo atë, gjë që bëri që konkurrentja të ndërhynte, duke i kërkuar të mos fliste më për të.
Ajo e kundërshtoi, duke thënë se ata janë ndarë, ndërsa argumentit të Hysenit se e kishte mbajtur gjatë periudhës që kanë qenë në lidhje, iu kundërpërgjigj se ka punuar për këtë ditë dhe ia faktojnë siguracionet.
Gjithashtu, Hyseni këmbënguli që në program nuk ka ardhur për ish-të dashurën, por u shpreh i bindur se Bruno nuk është në pëlqimet e Alvisës.
Debati:
Hyseni: Ka mundësi të mos flasësh për mua, fol për vete.
Bruno: Për ca ke hyrë?
Hyseni: Për atë që ke hyrë edhe ti!
Bruno: Të erdhi dashuria në program?
Hyseni: Kam ardhur për dashuri tjetër.
Bruno: Vjen këtu dhe bën skena.
Hyseni: Nuk ka qenë tradhti nga asnjëra anë. E kam lënë unë atë. Kë po mashtron për ca klikime ti? Je një mashtrues që po gënjen për ca klikime.
Bruno: Kush mashkull i uron përgëzime për hyrjen në emision. Ti flet për titanikun dhe vete i jep dhuratë vajzës së botës.
Hyseni: Ajo është dashuri e mbyllur, nuk është jeta me një lidhje.
Bruno: Ti nuk ke respekt për atë se po e përndjek. Jam i qetë.
Hyseni: Lëri këto , por po t’u desh ndonjë leksion unë të jap unë. Atë e kam mbajtur unë.
Alvisa: Unë kam mbajtur veten, kam punuar 2 dhe 3 punë.
Hyseni: Tre muaj kur u njohëm ke qenë në punë.
Alvisa: Kam mbajtur veten time se ma faktojnë siguracionet.
Hyseni: Po ta them unë që e lashë.
Alvisa: Kë quan të lënë ti? Kam ikur unë nga shtëpia apo ti? Ne jemi ndarë, turp të të vijë se një asnjë moment nuk kam thënë që e lashë apo më la. S’kam dashur të të komentoj, por ti ke ardhur që të ulësh figurën time. Turp të të vijë.
Hyseni: Mos bëj lojëra fjalësh këtu. Të njoh nga më parë dhe të njoh. Nuk më ka folur asnjëherë Alvisa për ty. Unë të kam thënë që edhe në karrige në krah të jesh unë do ta puth atë femër dhe do ta mbaj në krahë.
/News31