E kritikuan për daljet e shpeshta shtatzënë, Elita Rudi revoltohet me komentuesit!
Moderatorja e njohur, Elita Rudi është tashmë në një pritje të ëmbël për të dytën herë e ndryshe nga hera e parë, ajo është shfaqur në publik me intervista e xhirime të ndryshme.
Kjo e ka ekspozuar moderatoren ndaj komenteve të ndryshme, qofshin këto pozitive apo negative.
Mirëpo, disa komente e kanë nervozuar Elitën mjaftueshëm sa për të shkruar një status të gjatë në Instagram ku i drejtohet të gjithë personave të pasjellshëm nëpër komente.
“Është e pabesueshme sa të pasjellshëm janë njerëzit ndaj grave shtatzëna këto ditë!”, - shkruan Rudi në Instagram. “Po shoh nonstop komente të tilla nëpër fotot e grave shtatzëna!”
“Kur ki’ me pjell? Hajde mo, lind mo? Pse po e tregon barkun! Pse po e fsheh barkun? Thua vetëm ti ke bërë fëmijë!”, - janë disa prej komenteve që Elita ka nxjerrë në pah në status.
Më pas, bashkëshortja e reperit Gjiko shton: “Stop bullizmit ndaj secilt person! Nëse nuk të pëlqen personazhi që e ndjek mundesh të mos e ndjekësh më!”.
Elita nxorri në pah një fenomen që ka nisur prej kohësh ndaj të gjithë personazheve, por sidomos ndaj moderatoreve apo këngëtareve shtatzëna. Së fundmi, me komente të tilla u përball edhe Sara Hoxha pas babyshowerit në Prishtinë. Fenomen ky që zgjidhjen e ka shumë të thjeshtë… butonin unfollow!