E ëma i zbulon Shpat Kasapit ditën e dasmës dhe si do të jetë nusja e ardhshme
I ftuar në "E Diell" ditën e sotme, në rubrikën “N’fermë”, ishte Shpat Kasapi, i cili bashkë me personazhet e tjerë u përpoqën të realizonin detyrat dhe punët që ju dhanë në fermë. Megjithatë, më shumë se sa puna fizike dhe urdhërat që mori, këngëtarin duket se "e munduan" pyetjet rreth jetës së tij private dhe partneres së tij. Shpati nuk e mohoi që është në një lidhje, por gjithsesi nuk zbuloi asgjë më shumë për një histori të mundshme dashurie.
Gjithsesi, produksioni kishte pregatitur një surprizë për këngëtarin dhe në tavolinën ku po drekonte me të ftuarit dhe gazetarin Ervin Kurti, u bashkua edhe mamaja e tij, pjesëtarja e parlamentit të Maqedonisë, Gjylymsere Kasapi. Ndër të tjera, ajo tha se donte që Shpati të martohej në moshën 35 vjec, dëshirë që edhe vetë ai e ka shprehur më parë, duke zbuluar kështu (sipas llogarive) që pas 1 viti do të kemi dasmë. Gjë që Shpati sërish nuk e mohoi.
Ndërkohë e pyetur: "Çfarë do të presi nusja kur të vijë tek ti?", deputetja tha se do të gjejë një vjehrrë tradicionale dhe moderne, pasi sado që të përshtatemi nuk mund t’i ikim krejtësisht traditave. Nusja e ardhshme e Shpatit sipas nënës së tij duhet të jetë e edukuar, e bukur sigurisht dhe nëse ka ndonjë dobësi, nuk do të ishte problem sepse do ja pranonte. Fundja të gjithë kanë dobësi. Në lidhje me arsyen se përse i biri ende nuk ka krijuar familje, zonja Gjylymsere tha se kjo vjen nga fakti që ai është artist dhe jeta e tyre nuk është e thjeshtë. Vendimi për të nisur një familje është i vështirë.
Po ashtu ajo zbuloi se pavarësisht se opinioni e mendon djalin e saj si "çun mami", Shpati nuk është aspak i tillë dhe të gjitha vendimet deri më sot i ka marrë vetë. Identitetin e partneres së tij ende nuk e zbuluam, por të paktën morëm vesh që pas 1 viti ka dasmë.
/News31